09:13 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Interi edhe 2 blerje të mëdha për të kënaqur Conten

Biraghi dhe Sanchez mund të mos jenë blerjet më të fundit të Interit në këtë merkato.

Conte do të donte dy përforcime të tjera, një mesfushor dhe një qendër sulmues, shkruan Indeksonline.

Sipas La Republica, për mesfushën është duke u përmendur emri i Ivan Rakitic të Barcelonës.

Në anën tjetër, një zëvendësues për Lukakun dhe si alternativë është ish-sulmuesi i Milanit, Petagna. /IndeksOnline/