12:50 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Interi kërkon ta bëjë “çmendurinë”, e transferon edhe Vidalin?

Skuadra e Interit është në kërkim të një tjetër mesfushori me tipare sulmuese.

Siç shkruajnë mediat e huaja, klubi nga Serie A është futur në garë për mesfushorin e Bayern Munchen, Artur Vidal, shkruan IndeksOnline.

Vidal ka kërkuar nga kampionët e Gjermanisë t’ia dhëjnë dritën e gjelbër për largim. Madje, kiliani është një prej lojtarëve që pritet të largohen gjatë këtij afati kalimtar.

Në garë për Vidalin është Interi, që kërkon të bëjë “çmendurinë” duke transferuar lojtarin.

Me ardhjen e Vidal, mesfusha e Interit do të jetë e pakalueshme, me lojtar si Nainggolan dhe Vidal./IndeksOnline/