20:50 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Interi nxjerr barazim të vështirë në San Siro, nga skuadra më e dobët e grupit

Slavia Praga ka bërë befasinë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra çeke ka ndalur Interin në “San Siro” duke barazuar me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Golin për Slavian e shënoi ish-futbollisti i Skënderbeut, Peter Olayinka në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ndërsa rezultatin e barazoi Barella në minutën e tretë shtesë, ku pas një shtylle të goditur nga Sensi, topi iu kthye dhe e dërgoi në rrjetë.

Slavia dhe Inter tashmë kanë nga një pikë dhe do të ndajnë pozitat e para të paktën deri ën përfundim të ndeshjes Dortmund – Barcelona që zhvillohet nga ora 21:00. /IndeksOnline/