19:54 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Interi s’e shfrytëzon mundësinë, vetëm një pikë në udhëtim

Skuadra e Interit nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te klubi i Udinese-s.

Inter barazoi pa gola 0-0 në xhiron e 19’të në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Dy skuadrat patën rastet për shënim, sidomos klubi i Interit – e cila kishte 4 gjuajtje në drejtim të portës.

Barazimi nuk i konvenon aspak Antonio Conte-s, pasi në rast fitoreje ka mundur shumë lehtë ta shoh vetën në pozitën e parë pas disfatës së AC Milan ndaj Atalanta-s.

Me këtë barazim, Inter mbetët në pozitën e dytë me 41 pikë, dy më pak se lideri AC Milan (43). Kurse, Udinese në pozitën e 14-të me 18 pikë./IndeksOnline/