09:27 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve: Formacioni mundshëm përballë PSV-s

Pas humbjes zhgënjyese nga Barcelona në ndeshjen hapëse, kampioni holandez, PSV e di se duhet të reagojë sonte në Champions League.

Skuadra nga Eindhoven ka bërë një fillim impresiv të këtij sezoni me shtatë ndeshje të fituara në Eredivisie deri më tani, duke shënuar 26 gola dhe duke pranuar vetëm 3.

Interi, megjithatë, e ka filluar sezonin e ri në mënyrë jo të qëndrueshme, dhe fitorja e tyre në ndeshjen hapëse në Champions League ndaj Spurs, është përcjellur me tri fitore radhazi në Serie A.

Treshja e Interit, Mauro Icardi, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic startuan nga banka rezervë në fitoren e fundjavës ndaj Cagliarit, por të tre do të rikthehen në 11-shen startuese sonte, transmeton IndeksOnline.

Lautaro Martinez Inter Cagliari Serie A

Trajneri i PSV-s, Mark van Bommel rreshtoi 11-shen më të fortë në fundjavë dhe pritet ta bëjë të njejtën edhe ndaj Interit.

PSV është e pamposhtur në një ndeshje kompetitive në shtëpi që prej korrikut të vitit 2017 dhe derisa forma e Interit nuk duket konstante, lojtarët e Van Bommel mund t’i shkaktojnë probleme ”Nerazzurrëve”.

PSV Inter graphic

Kjo është ndeshja e parë e Interit në Champions League si mysafir dhe djelmoshat e Luciano Spallettit duhet të ketë mjaft kujdes sonte.

Formacioni i mundshëm i Interit sonte: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Nainggolan, Brozovic; Politano, Perisic, Icardi./IndeksOnline/

 

Temat: