23:53 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Interit i rikthehet transferimi më i mirë i verës

Lajme të mira për tifozët e Interit dhe mbi të gjitha për trajnerin e zikaltërve Luciano Spalletti.

Sipas raportimeve të mediave italiane blerja e madhe e zikaltërve në këtë merkato vere, Radja Nainggolan është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor që pësoi në miqësoren ndaj Sionit në muajin korrik dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë në sfidën e kësaj të shtune ndaj Bolognas.

Në stërvitjen e sotme Naiggolan u provua në rolin e mesfushorit të avancuar pas dy sulmuesve që ishin Perisic dhe Icardi.

Spalletti më në fund do të ketë në dispozicion benjaminin e tij për t’i ndryshuar fytyrën Interit që e ka nisur shumë keq kampionatin duke marë vetëm 1 pikë në 2 javët e para.

Ndërkohë shqetëson Asamoah i cili nuk u stërvit me grupin këtë të mërkurë pas goditjes që mori në sfidën përballë Torinos. Ganezi është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit.

Temat: