23:57 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Spalleti i zhgënjyer,tregon çfarë shkoi keq

Interi duhet të kënaqët me Europa League pasi nuk arriti të siguroj vendin e dytë pas barazimit me PSV-në.

Trajneri i zikalterve, Spalleti ka thënë se skuadra e tij e humbi për qëndrimin dhe nuk arriti të ruaj qetësinë.

“Nuk arritëm që të ruanim qetësinë, edhe pse kishim mundësi ta bënim”, u shpreh Spalletti.

“U nervozuam dhe nisëm të humbisnim topat. Ata shpesh bënin kundërsulme dhe na rritën tensionin”.

“Kjo të bën që të humbasësh përqendrimin. I dhamë mundësi të na sulmonin shumë dhe kjo ishte ajo që ndoshta bëri që të mos ishim më të saktë, edhe pse rreziqe konkrete nuk na shkaktuan. Aspekti psikologjik ndikoi shumë. Humbëm ekuilibrin”, shtoi Spalletti.

“Si mund të mbash fshehur rezultatin tjetër? Publiku e di, ndihet kur gjërat nuk shkojnë mirë”.

“UEFA më kërkoi nëse doja të shkruhej rezultati i Tottenhamit dhe i thashë “po”, sepse mirë është që faktet të dihen dhe ajo që ndodh, kështu ke forcë për të reaguar”.

“Tensioni ndikoi shumë. i kënaqur nga Icardi, por luan e gjithë skuadra. Hidhërimi është i madh,shumë i madh. Por, ndodh. Do të doja të gjitha italianet që të kalonin, por ja që nuk ndodhi”. /IndeksOnline/

Temat: