21:19 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Interpol Tirana ekstradon edhe një kosovar për në Zvicër

Interpol Tirana ka kryer edhe një ekstradim tjetër të një kosovari për në Zvicër, transmeton Indeksonline.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ekstradimi i kosovarit, A.Th 34-vjeç u bë të martën nga Interpol Tirana.

“Më datë 03.07.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua për në Zvicër, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A.Th., vjeç 34 banues në Kosovë, pasi Gjykata Zvicër e ka dënuar me 24 muaj burg”, thuhet në njoftimin e Policië së Shtetit.

Sipas Policisë, kosovari është akuzuar për ‘Shkatërrim prone’, ‘Përndjekje’, ‘Shkelje e Ligjit Federal për të Huaj’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentativë’.

Rikujtojmë se ekstradimet e kosovarëve të arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Policia e Shqipërisë kohët e fundit janë shtuar./Indeksonline/