75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Intervista e fundit e Thaçit, qëndrim i njëjtë i tij

Pas takimit me krerët e institucioneve, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar drejt marshit protestues që është zhvilluar sot në Prishtinë për 1 648 persona të pagjetur në Kosovë.

Thaçi, ka thënë se Kosova është gjithnjë vend  për çdo familje. Ai thotë se në këtë drejtim nuk do të ndalet së punuari deri në zbardhjen e rastit, raporton Indeksonline.

Më tutje, i pari i shtetit, ka folur edhe për takimin që kanë pasur të gjithë liderët, sipas tij, janë takime produktive dhe shumë të mira, të cilat të dërgojnë sigurt drejt hapave  integruese për vendin tonë.

Po ashtu Thaçi ka folur edhe sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë. Për të cilën ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të dalin humbës në këtë drejtim.

“Nuk është diçka për të diskutuar për hapat tjerë të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Ne marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit, për një marrëveshje që hap prespektivë të qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

Më tej, ai shton se beson se  të gjithë akterët  janë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare me Serbinë, sigurisht që duhet  të rezultojë me njohje reciproke mes dy vendeve.

“Ju sigurojë, se nuk do të ndodhë që të ketë ndarje nga ana e Kosovës, të gjitha veprimet do të mirren edhe me qëndrimin e SHBA-ve. Sa i përket kufijve, unë do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe askush nuk mund që të tejkalojë Parlamentin e Kosovës. Ata që thonë do të ketë luftë, le të harrojnë, kanë kaluar ato sene, Kosova është vend  i pavarur dhe sovran. Ajo që dua të them përfundimisht dhe zyrtarisht i pëlqeu dikujt apo jo. unë do ta shtrojë kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovci, që ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës.
”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/