19:15 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. A

Intervistë ekskluzive me Fatos Beqiraj, flet për Kosovën, pse i dështoi transferimi te Prishtina?

Sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj që 4 muaj është pjesë e skuadrës më të suksesshme në Poloni, Wisla Krakow.

32 vjeçari që e ka nisur karrierën në futbollin e Kosovës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për IndeksOnline.

Përveç tjerash, Beqiraj ka komentuar edhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se është një tifoz shumë i madh i ekipit tonë.

A i ke përcjellur ndeshjet e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe çfarë të ka bërë përshtypje?

Beqiraj: I kom përcjell të gjitha ndeshjet e Kosovës, edhe atëherë kur kam qenë duke luajtur në të njejën kohë, i kam ndjekur më vonë. Unë mendoj që është pak e pritshme kjo ecuri negative. Kosova ka një ekip shumë kualitative me lojtarë që po luajnë në klube shumë të mira dhe po kan një rol të rëndësishëm në ekipe e tyre. Besoj që pas këtyre viteve me rezultate pozitive, ka qenë e pritshme një ramje. Në fillim ka qenë një eufori shumë e madhe në Kosovë, vetëm për futboll është fol. Unë besoj dhe shpresoj që vitin e ardhshëm prap Kosova do të rikthehet aty ku duhet sepse ka një skuadër kualitative.

A mendon Kosova humbi një rast të mirë për tu kualifikuar në kampionatin Evropian?

Beqiraj: E kam përcjell edhe ndeshjen kundër Maqedonisë. E kam ndi vetën shumë keq sepse ka qenë një mundësi historike që të shkonte në finale.  Nëse do të shkonte atje mendoj që nuk do të kishte problem dhe do të kualifikohej në kampionatin Evropian. Për 4-5 vite pas pranimit, do të kishte qenë një sukses shumë i madh për Kosovën. E kam ndi vetën shumë keq sepse jam një tifoz shumë i madh i Kosovës. Shpresoj që në një të ardhme shumë të afërtë kanë me pas mundësinë me u kualifiku në kampionat Evropian apo Botëror.

Sa je i kënaqur me klubin e Wisla Krakow dhe a ke mundur të adoptoheni deri tani?

Beqiraj: Jom ardh në klub në një moment jo shumë të përshtatshëm për arsye se pas pandemisë në Izrael kur kam qenë, si kemi fillu sezonin në janar menjëherë në shkurt është ndërpre sezona. Atëherë 3 muaj nuk kemi pas ndeshje fare, pastaj jemi kthy. I kom luajtë 2 ndeshje me ekipin dhe e kom përfundu kontratën me klubin e Maccabi Netanyas në Izrael. Pastaj e kam pas një pauzë 2 mujore. Kështu që ka qenë një faze relativisht e gjatë pa ndeshje dhe kur kam ardh këtu, Wisla ka qenë në përgatitje dhe ka fillu ndeshjet menjeherë. Unë nuk kam qenë 100% i përgatitur dhe më është dashtë një kohë për adoptim. Çdo ditë po shkon mirë e ma mirë, tash kam fillu edhe me lujtë ndeshje.

A mendon që ta përfundosh karrierën me Wisla Krakow?

Beqiraj: Kam kontratë edhe një vit e gjysmë. Varet se si shkojnë punët deri në fund të këtij viti. Nuk po mendoj mu tërheq prej futbollit, tani jam 32 vjeç besoj që 2 vjet ose 3 do të jem aktiv. Krejt varët deri sa ta kem shnetën, deri tash s’kam pas lëndime të mëdha. Sa më shumë që mundem do të merrem me futboll aktiv, sepse këtë sport e du dhe nuk e di se si do të tërhiqem.

A do të vazhdoni punën si trajner kur të pensionoheni si futbollist?

Beqiraj: Tash për tash e kam përfunduar Licencën B dhe A në UEFA të cilën ma ka mundësu Federata e Futbollit të Malit të Zi. Më ka mbet edhe tema e diplomës muajin e ardhshëm që të përfundoj këto Licenca. Besoj që do të mbes aktiv në futboll edhe pas përfundimit të karrierës.

Çfarë do të thotë për Malin e Zi promovimi në Ligën B?

Beqiraj: Normalisht është një sukses sepse dihet që Mali i Zi është një shtet i vogël me një fond jo të madh të lojtarëve. Është sukses mu kualifiku në Ligën B edhe pse ajo do të jetë shumë më e vështirë se Liga C. Do të ketë ekipe shumë më të forta dhe lojë më të vështira por mendoj që kemi arrit synimin dhe do t’i masim forcat me ekipet më të mira. Viteve të fundit kemi pas shumë lëndime por kur të jemi komplet do ta kemi një ekip shumë solid dhe të mirë. Mendoj që mund të arrijmë diçka edhe në Ligën B. Por tani po presim shortin për kualifikime dhe nëse kemi pak fat, do të provojmë kualifikimin përmes grupit.

A është e vërtetë që keni qenë afër të transferoheshit te Prishtina në vitin 2007?

Beqiraj: Kam qenë në bisedime dhe jam taku me drejtuesit e klubit futbollistik Prishtina. Unë e kam pa vetën në Prishtinë atë kohë por për disa kushte financiare atë kohë nuk jemi marrë vesh. Pastaj jam kthy në Pejë dhe pas disa ditësh kam përfundu në klubin e Besës.

/Indeksonline/