15:22 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Intervistë me trajnerin që po ndjekë titullin në Superligë, tregon synimet dhe atmosferën në klub

Feronikeli e filloi sezonin aktual në Superligën e Kosovës në futboll me rezultate jo të mira.

E kjo rezultoi me shkarkimin e trajnerit, Sylejman Starova në fillim të muajit shtator, ku në vend të tij u rikthye, Zekirija Ramadani.

Me rikthimin e Ramadanit, u rikthye shpresa te ”Nikli”, skuadër e cila filloi ta marrë të mbarën në vazhdim.

Feronikeli vazhdoi tutje me rezultate pozitive, teksa deri para pak javësh, ishte lider i elitës së futbollit kosovar, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, outdoor

Por, humbja nga Prishtina në ”Rexhep Rexhepi” e zbriti Feronikelin në vendin e dytë, teksa Prishtina u zhvendosë në vendin e parë.

Dhe tani në një pronocim për IndeksOnline, Ramadani ka zbuluar shumëçka në lidhje me rikthimin e tij te ish-kampioni i Kosovës.

”Feronikelin e gjeta si skuadër mjaft e organizuar dhe me objektiva të qarta. Por, futbollistët ishin me një ngarkesë psikologjike”.

”Andaj, detyra ime e parë ishte që t’i lirojë futbollistët nga kjo ngarkesë që të luanin lirshëm dhe ta jepnin maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, tha Ramadani.

Image may contain: one or more people, grass and outdoor

Humbja e lartëcekur (nga Prishtina në Drenas) e zhvendosi ”Niklin” në vendin e dytë, dhe tani Ramadani ka zbuluar për humorin e lojtarëve të tij pas kësaj ndeshje.

”Padyshim, që pas humbjes në çdo skuadër, çfardo skuadre qoftë ajo, atmosfera nuk mund të jetë sikur pas fitores, por motivi nuk humbet”.

”Pasi që nëse humbet motivi, atëherë nuk jemi skuadër aspak profesionale”, vazhdoi Ramadani.

Tutje, Ramadani ka zbuluar se skuadra e tij ka objektiva të mëdha – e natyrisht edhe dalja në Evropë.

Image may contain: one or more people and outdoor

”Objektivi kryesor është dalja në Evropë dhe besoj në këtë ndërmjet titullit kampion ose Kupës”.

Sa i përket rivalëve për titull, ai tha: ”Të gjitha skuadrat që kanë objektiv titullin janë pretendent të fortë. Mund të them se këtë sezon janë pesë apo gjashtë skuadra”.

Kur jemi te ndeshjet e Kombëtareve, Ramadani tha se i ka përcjellë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe tregoi nëse Feronikeli ka ndonjë lojtar që ka kapacitet t’i përfaqësojë ”Dardanët”.

”Kam përcjellur paraqitjen e Kosovës në këtë kompeticion dhe duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen pozitive të Kosovës”.

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

”Unë mendoj se Kosova ka shumë futbollistë profesionist, por nga skuadra ime mund të gjejnë vend ndoshta dy lojtarë – Florian Smakiqi dhe padyshim, Mendurim Hoti”, përfundoi Ramadani për IndeksOnline/