21:24 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

iPhone 2018, do të pajiset me “iPen” (Foto)

Smartphone i ardhshëm i Apple mund të vijë me majë stilolaps i cili do të quhet “iPen”.

Kjo është teoria e një vëzhguesi të industrisë që thotë se Apple po punon për të futur këtë risi në serinë e iPhone për 2018.

I ndjeri dhe legjendari iApple, Steve Jobs ishte një kritik i patundur i aksesorit ‘pokey’.

Gjatë ngjarjes fillestare të iPhone në vitin 2007, ai tha: “Kush dëshiron një majë lapsi? Dhe çka nëse e humbisni atë? Askush nuk dëshiron një majë stilolaps, prandaj le të mos përdorim atë”.

Në vitin 2015 u aplikua ‘Pencil Apple’ një majë shkruese me laps të dizajnuar për kompjuterin iPad Pro. Më parë këtë vit, Apple zgjeroi portën e lapsit për të përfshirë edhe iPad-in e ri.

Dhe tani analisti i Rosenblatt Jun Zhang vlerëson se iPhone është në radhën e ardhshme për këtë shërbim shtesë. /Indeksonline/

Temat: