12:36 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

IPK arreston zyrtarin policor dhe një shqiptare për “mundësim ose detyrim në prostitucion”

 IPK arreston dy të dyshuar për veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”

 Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative kishte pranuar disa informacione  lidhur me dyshimet e kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”nga një zyrtar policor.

Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Si rezultat i këtyre veprimeve të përbashkëta hetimore dhe duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (08.06.2018) në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, me ç’rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh  me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe  të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart./Indeksonline/