15:12 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

IPKO sjellë pakot Light dhe ULTRA!

IPKO, sjellë super ofertën Light për vetëm 15 euro në muaj dhe Ultra për vetëm 18 euro në muaj për ata të cilët duan të kenë shërbime të kombinuara të përmbajtjes më të mirë televizive dhe internetit.

Këto pako, përveç që ofrojnë filmat, dokumentaret dhe emisionet televizive më të mira shqiptare dhe ndërkombëtare, sjellin edhe përmbajtjen më të mirë sportive, përfshirë ligat më të shikuara në vend.

Pas tre ditësh, më 9 Gusht fillon Premier Liga, për të cilën IPKO-Digitalb mbajnë të drejtat ekskluzive për transmetim deri më 2022. Ndërkohë ndeshjet e La Ligës nisim më 17 Gusht, ndërsa të Serie A, më 24 Gusht. Për të dy ligat, të drejtat ekskluzive të transmetimit IPKO-Digitalb i mbajnë edhe për më shumë se dy vjetët e ardhshme. Ndërkohë, të mos e harrojmë UEFA Ligën e Kombeve dhe IPKO Super Ligën e Kosovës, si dhe shumë liga dhe disiplina të tjera sportive, të cilat transmetohen me të drejta ekskluzive në të gjithë territorin e vendit.

Çoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentare, klientët e pakos Light dhe Ultra mund të përjetojnë eksperiencën më të mirë televizive, edhe përmes shërbimit TViM, VOD dhe Catch-up TV. Ndërkohë, oferta Light dhe ULTRA është promocionale!

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.