10:47 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / MSH

IPKO Telecommunications LLC mer Autorizimin Individual për shfrytëzimin e brezit frekuencor për 5G

Në selinë e ARKEP në Prishtinë, dje u mbajt ceremonia lëshimit të Autorizimeve Individuale, për shfrytëzimin e brezit frekuencor 2x10Mhz në brezin 800Mhz dhe 1x100Mhz në brezin 3.6GHz, për 20 vite, për operatorët e telefonisë mobile në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Zana Bejta – Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, Nenad Mickoski – rejtor i Departamentit te Teknikës si dhe Arboneta Thaqi – Udhëheqëse e Cështjeve të Rregullatorit pranë IPKO.

IPKO veq është gati për shfrytëzimin e këtyre brezeve frekuencore dhe kalimin në teknologjinë 5G, duke e vendosur Kosovën në hartën e zhvillimeve teknologjike, në hap me vendet e zhvilluara Evropiane.

Në korrik të vitit 2022, IPKO ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G) e cila ka arritur një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.2 Gb/sek, duke u bërë kështu operatori i parë në Kosovë që sjellë këtë teknologji.

Teknologjia 5G është shumë më tepër se gjenerata e teknologjisë wireless, është fillimi i një udhëtimi drejt shpejtësive marramendëse dhe lidhjes edhe më të besueshme mobile, duke e ngritur cilësinë e shërbimeve për konsumatorin. Si kompania me infrastrukturën më të avancuar në vend, IPKO së shpejti do të jetë e gatshme t’u mundësojë konsumatorëve të saj të përjetojnë teknologjinë më të fundit.

IPKO është kompania investitore e huaj më e madhe në vend e cila për 15 vite të operimit të saj ka arritur të investojë 400 milionë euro në infrastrukturën mobile dhe fikse, dhe ende vazhdon të zgjerohet.