22:23 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mblidhet LDK, Mustafa mban edhe konferencë për media

Me fillim nga ora 16:00, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mban nesër mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së.

Mbledhja mbahet në Hotel Sirius dhe në përfundim të saj i pari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë një konferencë për media.

“Ftohen mediet për incizim filmik nga 17:00 dhe konferencë për medie të kryetarit Mustafa nga 17:30”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/