14:44 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa nga Gjermania uron Pashkët, përmend edhe ndërkombëtarët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar besimtarët e krishterë të cilët sot kremtojnë Festën e Pashkëve.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka  thënë se Paqja, dashuria dhe mirëqenia mbizotërofshin në familjet e tyre dhe në jetën tonë të përbashkët, transmeton Indeksonline.

Mustafa në urim nuk e ka lënë pa i përmendur edhe ndërkombëtarët.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për besimtarët e krishterë që sot kremtojnë Festën e Pashkëve.

Paqja, dashuria dhe mirëqenia mbizotërofshin në familjet tuaja dhe në jetën tonë të përbashkët.

Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë./Indeksonline/