20:01 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa pas mbledhjes: E keni votën e LDK-së për Ushtri!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur  para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së tyre. I pari i LDK-së ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Ai sa i përket çështjes që lidhet me transformimin e FSK në FAK, ka thënë se kjo duhet të bëhet në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n.

Sipas tij, ushtria jonë është pjesë e NATOS-s, transmeton Indeksonline.

Më tutje, lideri i LDK-së ka shtuar se Qeveria ka propozu tri projektligjet për FSK-në, por Mustafa thotë se besojnë se këto ligje të jenë kryer në konsulta me partnerët strategjik.

“Nëse janë bërë këto projektligje në pajtueshmëri të plotë me partnerët strategjik atëherë në jemi të gatshëm çdo herë që në Kuvend të japim votën tonë  në mënyrë që të bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se Grupi Parlamentar i  LDK-së është i vendour që vendin ta dërgojë sa më shpejtë në zgjedhje të parakohshme.

“Por është një shprehje e bindur e jona se ky vend po keqqeverisjet, ne kemi një qeveri të pakicës dhe nuk i ka votat e mjaftueshëm që ta aprovojë marrëveshjen ndërkombëtare. Pra e gjitha është se duhet të shkohet në zgjedhjet e reja,  kemi një pozitë jo funksionale dhe po konsumon kohë për të qeverisur këtë vend pa pas parasysh që vendi të qeveriset më mirë”, ka thënë më tej ai.

Sa i përket çështjes së korrigjimit të kufirit, Mustafa ka  përsëritur qëndrimin e tyre se janë kundër për një gjë të tillë./Indeksonline/

 

Temat: