12:43 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Mustafa ka uruar që kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.

“Urimet më të përzemërta, kryetari Mustafa i ka përcjellur edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës”, thuhet në urim./Indeksonline/