Ish banorja e “Big Brother Albania 1” gjen princin e kaltër: Së shpejti ka dasmë!
“Big Brother Albania” edicioni i parë ka qenë më i suksesshmi duke qenë se ky format ishte një risi për Shqipërinë, e për rrjedhojë personazhet e atij edicioni ende ndiqen me kuriozitet nga publiku për të ditur se çfarë po ndodh me jetët e tyre tani.
Teksa lundronim në Instagram, vumë re se bukuroshja e Big Brother 1 e cila prej kohësh jeton në SHBA, Ilda, është duke shkruar drejt martesës. Në një foto pranë të dashurit të saj, teksa i duket unaza e fejesës, Ilda shkruan: “I dashur, mezi pres të martohem me ty” duke shkruar përbri se kjo është diçka që do të ndodhë shumë shpejt.
Ilda ka kohë me partnerin e saj me të cilin nuk i kursen fotot në Instagram. Siç duket çifti janë përputhur aq mirë me njëri tjetrin sa kanë vendosur të mos presin më gjatë për të krijuar tashmë familjen e tyre.
Urime Ilda!