Fjorentina përlotet në emision për Olsin, por pranon se është në një lidhje tjetër (Foto)
Fjorentina Halili ka qenë e ftuara e ardhës në emisionin ‘’Pop Culture’’ ku ka treguar më shumë rreth punës së saj, por edhe jetës personale. Ajo ka pranuar se tashmë është në lidhje me një djalë më të vogël në moshë sesa vetja.
“Është dikush në jetën time, është më i vogël se unë. Më pëlqen mishi i freskët prandaj… Kaq nuk dua të them më asgjë për të.” ,-ka treguar ajo për partnerin e ri.
Përsa i përket Olsit, ajo është shprehur se: “Mashkulli ideal më erdhi po më iku shumë shpejt. Unë dhe Olsi jemi me karaktere te njëjtë dhe bëjmë boom. Para disa kohësh më merrte malli për atë ndërsa tani jo.”,- rrëfeu Fjorentina.
Në bashkëbisedim e sipër me moderatorët ajo është parë të përlotej kur fliste për Olsin.