14:34 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se a do të nisë Big Brother Vip Albania

Për herë të parë organizohet në Shqipëri, një format reality show si ky!

Jemi mësuar më herët, me shtëpitë më të vëzhguara në vend, banorë të së cilës ishin njerëz të zakonshëm, të panjohur më parë për publikun, e që famën e morën direkt nga pjesëmarrja në Big Brother Albania, por personazhet e famshëm të bërë bashkë në një shtëpi nuk i kishim imagjinuar më parë.

Big Brother Vip Albania, është emisioni më i ri që do të nis pikërisht sezonin e ardhshëm në ekranin e Top Channel.

Sipas, IM Albania, personazhet e jetës publike në vend, ata më të famshmit për të cilët shkruajnë portalet çdo ditë, e të cilët janë shpesh pjesë e intervistave në televizione dhe median e shkruar, do të jenë bashkë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri për një super sfidë të përditshme 24 orë në 24.

Po prezantuesi? Nëse mendoni se do të jetë Arbana Osmani, e keni gabim! Ajo po drejton një nga emisionet më të suksesshme në Top Channel, duke bërë të lumtur shumë njerëz dhe familje, dhe duke u bërë formati më i ndjekur i së shtunës mbrëma. Ndaj, një tjetër emër do të jetë në krye të moderimit të këtij reality show.

Është Ledion Liço! Prezantuesi i njohur dhe shumë i dashur për publikun ka dhënë herë pas here indicie përmes videosh dhe fotosh në instagram, por këtë herë është më e konfirmuar se kurrë.

Big Brother Vip Albania do të zbrasë rrugët e kryeqytetit gjatë mbrëmjeve që do të transmetohet, sepse për herë të parë, personazhet VIP më të njohur në Shqipëri do të jenë në sytë e publikut ditë e natë!