10:02 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i LDK-së përkujton Presidentin historik Ibrahim Rugovën

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka përkujtuar me dhembje dhe krenari 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugovën. Salihaj përmes një statusi në Facebook tha se Rugova ishte njeriu që i dha rrugë pavarësisë së Kosovës.

Ai përmendi një thënie që ka thënë miku i madh i Kosovës, Riçard Hollbruk. Me këtë rast, ai ka thënë se “Pavarësia e Kosovës është e paimagjinueshme pa këmbëngulësinë e Rugovës”, transmeton Indekonline.

Postimi i plotë:

Sot e përkujtojmë me dhembje dhe krenari të pakufishme njeriun që i dha rrugë pavarësisë së Kosovës dhe shpresë këtij populli.

Pavarësia e Kosovë është e paimagjinueshme pa këmbëngulësinë e Rugovës-pat thënë miku i madh i Kosovës Riçard Hollbruk.

Sot na mungon më shumë se kurrë. Kosova pa Ty President nuk u bë ashtu siç dëshironim ne! ./Indeksonline/