Ish-fituesi i “Topit të Artë”, bëhet president i Liberisë (Foto)
Ish-futbollisti i njohur, George Weah është fituesi i zgjedhjeve në Liberi.
Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve tha se me 98.1 për qind të votave, fituesi i “Topit të Artë”, Weah fitoi 61.5 për qind, transmeton IndeksOnline.
51-vjeçari fitoi edhe në zgjedhjet e tetorit, por për shkak të numrit të vogël të votave u detyrua të shkonte në balotazh.
Weah luajti për klube të mëdha europiane si Milan, Chelsea dhe Paris Saint Germai. Ai fitoi Topin e Artë në vitin 1995./IndeksOnline/