14:30 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Ish-futbollisti i Chelseat ka mbetur nën rrënoja nga tërmeti në Turqi

Ish-ylli i Premierligës, Christian Atsu raportohet se ka mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm në Turqi.

Futbollisti ganez është anëtar i skuadrës turke, Hatayspor.

Atsu ishte transferuar nga Porto te Chelsea në vitin 2013 dhe më pas ishte huazuar te Vittese, Everton, Bournemouth, Malaga e Newcastle.

Nën rrënoja ka mbetur edhe portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup./Indeksonline/