12:23 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Chelseat “Messi i Premierligës” përfundon në Serbi? (Foto)

Ish-lojtari i Chelseat, Marko Marin shumë lehtë mund të përfundoj në Serbi.

Ylli i Kombëtares Gjermane dhe kampion olimpik është afër skuadrës së Crvena Zvezdas (Ylli i Kuq), transmeton IndeksOnline.

28-vjeçari tani luan te Olympiacosi, por gjatë sezonit 2012/2016 ishte pjesë e Chelseat duke bërë 6 paraqitje ku shënoi vetëm një gol.

Marko Marin ka pasaportë gjermane po ka lindur në një fshat të Bosnja Hercegovinës.

Sa ishte në Premierligë, Marko u quajt si “Messi i Premierligës”./IndeksOnline/