08:13 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Juventus: Perin mos shko te Zonja e Vjetër!

Raffaele Palladini ka një këshillë për Mattia Perin.

Ish-sulmuesi i Juventus ka dashur të këshillojë portierin e ri, nëpërmjet kolonave të “La Republica”, që të mos shkojë te bardhezinjtë.

“Shpresoj të ndryshojë mendim, rrezikon të mbetet portier i dytë. Ai, që është një shpirt i lirë dhe ka nevojë të luajë gjithmonë, do të përfundonte në një ambient kur për të vazhduar përpara duhet të jesh një robot”, ka shkruar Palladino.

 

Temat: