19:07 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Ish-gjyqtari i La Ligas: 90 për qind e gjyqtarëve spanjollë janë me Real Madridin

Ish-gjyqtari i La Ligës, Eduardo Iturralde Gonzalez ka pohuar se 90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë janë për Real Madridin, ndërsa 10 për qind të tjerë janë nga Barcelonën.

53-vjeçari, i cili tani është në pension pasi ka gjykuar 291 ndeshje në 17 sezonet e La Ligës, ka folur për këtë temë në një emision në El Larguero.

Kur e pyetën sa gjyqtarë janë për Los Blancos dhe sa janë për Barcën, Gonzalez u përgjigj me një raport befasues “90% -10%” në favor të Real Madridit.

“Pavarësisht nëse Barcelona e pëlqen apo jo, 70 për qind e popullatës – duke përjashtuar Kataluninë – është e Madridit”, shtoi Gonzalez.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalez ka bërë një deklaratë kaq të guximshme, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në vitin 2014 për gazetën Marca.

“Gjyqtarët e futbollit spanjoll nuk vijnë nga Marsi. Ju bëheni gjyqtar sepse ju pëlqen futbolli, dhe nëse ju pëlqen futbolli nuk mendoj se ka ndonjë që nuk e pëlqen një ekip”.

“Jam me fat që kam lindur në Bilbao dhe në Bilbao njerëzit janë me Athletic. Sidoqoftë, në pjesën tjetër të Spanjës shumica janë me Real Madridin ose Barcelonën sepse ato janë skuadra fituese, dhe kjo është e vërteta”.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kur ata gjykojnë Real Madridin, ata nuk janë profesionistë”, kishte deklaruar Gonzalez.

Por, gjithsesi ajo deklaratë e shkaktoi polemikë në atë kohë.