23:59 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish-gjyqtari i njohur: Bayernit iu mohuan tri penallti (Video)

Ish-gjyqtari  italian Graziano Cesari, analizoi rastet e diskutueshme në Bernabeu, në ndeshjen mes Realit dhe Bayernit, për mikrofonin e Mediaset Premim.

Ai ka thënë se në tri raste gjermanëve i është mohuar penalltia.

“Rasti i parë ndodhi në minutën kur rezultati ishte 1-1. Leëandoëski është më i shpejtë se Sergio Ramos, i cili e ndal me gju sulmuesin. Për mendimin tim është penallti. Edhe dora e Marselos është një penallti e pastër. Është një kapje e vullnetshme. Nuk mendoj se ka nevojë për më shumë koment. Rasti i tretë është përsëri një shtytje e Leëandoëskit nga Ramos, që bie mbi polakun. Nëse ajo nuk është penallti, nuk e di çfarë të them më. VAR mendoj se do bënte punë”, ka thënë Cesari.