Ish-gjyqtari Simmons do të dëshmojë para deputetëve për shkeljet e rënda të EULEX-it

Malcolm Simmons, ish-president i gjykatësve të EULEX-it do të dëshmojë para Komisionit për legjislacion dhe imunitete.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këtij komisioni, teksa propozimi ka kaluar me shtatë vota pro, shkruan lajmi.net.
Simmonsi, do të dëshmojë aty në lidhje me pretendimet e tij për shkeljet e rënda që janë bërë përgjatë disa vjetëve nga misioni i EULEX-it.
Megjithatë, e pajtimit nuk ishte LDK-ja. Kryetari i këtij komisionit, Shkëmb Manaj, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështet dëshminë e Simmonsit.
“Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së, që ne nuk e mbështesim dëshminë e z. Simmons, edhe para asnjë trupe të Kuvendit, ky ka qenë mision i BE-së nëse duhet të dëshmojë diku duhet të dëshmojë para Parlamentit Evropian”, ka thënë ai.
E në lidhje me këtë ka reaguar EULEX-i, duke thënë se nëse kjo është e vërteët nuk do të jetë hera e parë që Simmonsi ka bërë përpjekje që ta paraqiste versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në misionin e BE-së për sundim ligji./IndeksOnline/