75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ish i dashuri i Dua Lipës vazhdon t’i shkruaj në Instagram (Foto)

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore Dua Lipa, vitin e kaluar i dha fund lidhjes dyvjeçare të dashurisë në kulmin e karrierës si këngëtare.


Ajo në shkurt të vitit 2017 deklaroi se është ndarë nga modeli Isaac Carew, por nuk shkoi as një vit dhe këngëtarja nisi një lidhje dashurie me rokerin Paul Klein, shkruan Indeksonline.


Mirëpo kjo lidhje qe afatshkurtë. Tani Dua është single dhe po e shijon famën, por edhe suksesin anëmbanë botës.

Megjithatë kohëve të fundit kemi parë lëvizje të ish të dashurit të saj Isaac. Ai vazhdon herë pas here t’i komentoi këngëtares në rrjetin social Instagram. Madje këtë e bëri edhe në fotografinë e saj të fundit./Indeksonline/