13:16 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish-komandanti i UÇK-së: S`mund të këmbehen territoret (Foto)

Ish-komandati i UÇK-së, njëherësh ish-deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa ka komentuar çështjen e territorit të Kosovës.

Ai ka thënë se idetë për këmbim territoresh nuk mund të funksionojnë, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i tij i plotë:

Nuk mund të bëhen këmbim territoresh !
Për kohët që po vinë ne Gadishullin (Ballkanik) Ilirik nuk do të jetë domosdo saktësimi i vijave gjeografike.
Vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluaren rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idet e menduara si këmbim territoresh nuk mundë të funksionojnë. Ne nuk mundemi të këmbejmë territor me territore ku në të kaluaren kanë qenë territore shqiptare.