16:05 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

Remi poston këngë për Zahir Pajazitin në Facebook

Një ditë pasi Indeksonline raportoi se Rrustem Mustafa- Remi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të paraqitet për intervistim, ai sot ka shpërndarë këngë patriotike në profilin e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

“Shoqëria kulturore“Azem Galica” Prishtinë. Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004! Dëgjimtë këndshëm”, ka shkruar Remi sipër këngës së postuar në Facebook.

Ndryshe avokati i tij, Arianit Koci dje ka thënë se Rrustem Mustafa do të paraqitet vullnetarishtnë Hagë dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke ehetuar./Indeksonline/

Shoqëria kulturore “Azem Galica” Prishtinë.Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004!Dëgjim të këndshëm🇦🇱

Publiée par Rrustem Mustafa sur Vendredi 7 décembre 2018