17:03 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish kryeministri shqiptar uron Kosovën rreth vizave: Arritje e merituar dhe historike!

Ish-Kryeministri,  Sali Berisha ka përshëndetur përzemërsisht popullin dhe autoritetet e Kosovës pas votimit të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave.

Me këtë rast, Berisha u shpreh se kjo është një arritje e merituar dhe historike.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Urime Kosovë!

Te dashur miq, sot Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për zonën Shengen për qytetaret e Kosovës.

Me ketë rast le te shprehim ne urimet me te përzemërta qytetareve dhe autoriteteve te Kosovës për ketë arritje te merituar dhe historike! Urime!!./Indeksonline/