13:43 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ish-lojtari i Dritës përshëndeti “Intelektualët” pas ndeshjes

Prishtina e ka fituar dje derbin ndaj Dritës me rezultatin 1-0 në golin e vetëm të shënuar nga Armend Thaqi në minutën e 82-të të ndeshjes.

E nga futbollistët më të dalluar në këtë takim, ishte mesfushori nga Gjilani, Leonit Abazi, i cili dje barte fanellën e Prishtinës

Abazi, i cili hapat e parë në karrierën e tij i ka pasur te Drita, pas ndeshjes ka shkuar dhe i ka duartrokitur tifozët gjilanas që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit.

26 vjeçari, është transferuar këtë verë te Prishtina, ndërsa po dallohet për lojën e mirë në repartin e sulmit.