12:15 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish ministri do të bëhet drejtor i arsimit në Prishtinë (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ende nuk e ka kompletuar kabinetin e tij qeverisës.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i këtë tri drejtori, atë të Arsimit që do të udhëhiqet nga ish-ministri i Drejtësisë Jonuz Saliahj si dhe drejtorinë e Inspeksionit dhe atë të Sportit që ende nuk janë vendosur emrat e drejtorëve.

Kujtojmë se AAK ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për Prishtinën, ani pse ajo gjatë fushatës së fundit për balotazh ishte rreshtuar përkrah Arban Abrashit të LDK-së./Indeksonline/