75 Mall Live Search
19:23 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / L A

Ish-ministrit të Sportit në Rumani i “dhemb” kualifikimi i Kosovës në finale

Kosova jonë është një hap larg historisë.

Fitorja ndaj Sllovakisë, i vë djelmoshat dardanë më afër se kurrë drejt ëndrrës së madhe që quhet Botëror.

Por suksesin tonë nuk po mund ta përballojnë në Rumuni, me ish-ministrin e Kulturës dhe Sportit, Eduard Novak i cili s’e ka përtypur mirë faktin që Kosova është një hap larg Kupës së Botës, me deklaratat e bëra së fundmi për “Prosport.ro”. 

“Një shtet i vogël si Kosova përfundoi duke na dhënë leksione futbolli. Duhet të ketë një shpjegim, sepse ata kanë investuar në lojtarët e tyre. Nuk duhet të surprizohemi nëse ata ia dalin të marrin pjesë në Botëror”, është shprehur Novak. 

Kosova, do të përballet me Turqinë, të martën në orën 20:45 në Prishtinë./IndeksOnline/