11:10 / E Martë, 09 Gusht 2022 / C E

Ish-portieri i Manchesterit rikthehet në atdhe, firmos me Boca Juniors

Ish-portieri i Manchester United, Sergio Romero është zyrtarisht lojtari më i ri i Boca Juniors.

35-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me argjentinasit, duke u rikthyer kështu në atdhe pas 15 vitesh.

Romero ishte pjesë e Venezias, në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa përpos Man. United ai ka luajtur edhe për Az Alkmaar, Monaco, Sampdoria dhe Racing Club në Argjentinë.