10:34 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish presidenti amerikan lirohet nga spitali

Ish- presidenti amerikan, George H.W Bush është kthyer në shtëpi pas një trajtimi mjekësorë të shkurtë.

Mësohet se 93 vjeçari doli nga spitali Houston Methodist të premten në Houston, Texas.

Bush ishte pranuar në kujdesin intensiv për shkak të një infeksioni, vetëm një ditë pas funeralit të gruas së tij, Barabara Bush.

Sipas zëdhënësi të tij, Jim McGrath, George është në shtëpi dhe po bëhet mirë./Indeksonline/