10:48 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ish-shoku i skuadrës thotë se Vinicius do të largohet nga Real Madridi

Ish-futbollisti i Real Madrid, Casemiro, ka thënë se e sheh Vinicius Juniorin duke u larguar nga klubi mbretëror.

Sipas brazilianite, largimi i Vinicusit mund të ndodh pas sulmeve raciste ndaj tij, shkruan IndeksOnline.

“Nuk do të habitesha nëse Vinícius Jr do të donte të largohej nga Real Madridi, Liga duhet të bëjë diçka për t’i dhënë fund racizmit.”, ka thënë Casemiro.

Vinicius ka qenë ca ki sulmeve raciste në vazhdimësi në Spanjë, ku së fundi ndodhi javë më parë në ndeshjen ndaj Velencias./IndeksOnline/