08:21 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Ishte fitore e merituar, CR7 luajti mirë” – thotë Allegri

Maxi Allegri mendon se Juventusi e meritoi fitoren mbrëmë, duke thënë se skuadra ka ende punë për të bërë pas fitores, 2-1 ndaj Parmas.

”Zonja e Vjetër” fitoi në Tardini me golat e Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidit, megjithatë paraqitja e kampionit nuk u vlerësua edhe aq shumë.

”Djemtë luajtën shumë mirë. Parma është vend i vështirë për t’u luajtur dhe ne kemi fituar këtë vetëm njëherë në pesë takimet e fundit”, tha Allegri për DAZN, transmeton IndeksOnline.

”Parma është duke sfiduar për t’ju shmangur rënies, janë skuadër e organizuar dhe e rrezikshme në kundërsulm. Ishte fitore e merituar, por ne duhet të punojmë ende”.

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka thyer ”mallkimin” e tij në Serie A duke dështuar të shënojë gol në tri ndeshjet e para”.

”Ka situata të ndryshme kur sulmuesit vuajnë që të përshtaten me Serie A, por ai luajti mirë në përgjithësi”.

”Jam i lumtur me atë që ai është duke bërë dhe pushimi internacional do ta na ndihmojë ne të jemi më të relaksuar”, shtoi Allegri./IndeksOnline/