21:17 / E Enjte, 10 Maj 2018

Ishte nisur me taksi në drejtim të Ferizajit, zhduket 80 vjeçari nga Prishtina

Mëngjesin e sotëm, është raportuar një rast në polici se është humbur një 80 vjeçar nga Prishtina.

Indeksonline mëson  se një çift në Banjë të Kllokotit rreth orës 10 kanë dalë prej Spitalit duke u nisur në drejtim të Ferizajit me një taksi, me ç’rast një person i moshuar afër 80 vjeç është raportuar se ka humbur në rrethana ende të paqarta.

Rastin e ka paraqitur në polici një person i gjinisë mashkullore.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësinë e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin lidhur me këtë rast.

Ai ka konfirmuar këtë rast. Sipas tij, tani janë në pritje të afatit ligjor, pra deri sa të bëhen 24 orë.

Më tej, Hashani ka shtuar se po presin edhe informatat e tjera nga familjarët për të ndihmuar në këtë rast./Indeksonline/