16:28 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ishte superyll në Evropë, por skuadra kineze e injoruan aq keq (Foto)

Kina ka marrë masa më të rrepta ndaj futbollistëve të huaj me qëllim për të promovuar lojtarët vendas. Për këtë, futbollistët nga Evropa dhe kontinentet tjera janë duke u injoruar nga skuadrat kineze.

Jackson Martinez e ka patur këtë fat nga skuadra e Guangzhou. Ish ylli i Portos dhe Atletico Madrid është lënë jashtë skuadrës për ligën kineze dhe Ligën e Kampionëve në Azi nga skuadra e tij.

Kjo pasi që skuadra ka të drejtë të angazhoi vetëm katër futbollistë të huaj. Martinez është një nga transferet më të shtrenjta në futbollin kinez ndërsa tani do ta shikoi ligën vetëm në televizion./Indeksonline/