23:45 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Ismaili: Kurti dhe Vitia filluan me tubimet, pastaj vazhduan tjerët

Sekretari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se tubimet politike që po mbahen tani nëpër cdo vend kanë një gjenezë. Ai është tubimi i VV’së i mbajtur në qershor të vitit të kaluar.

“Sa i përket premtimeve politike, ka një traditë të keqe. Është nisur nga Kurti dhe Vitia që bënë një tubim të madh në shesh kur krejt Kosova ishte e mbyllur. Në atë kohë nuk ishte tubime as jashtë. Në park nuk lejoheshin njerëzit. Mua në park më thanë më vjen keq, por nuk lejohet qëndrimi këtu. Nëse nuk ka asnjë lloj tubimi, atëherë politikanët tjerë do të thonj ë se ai po i shfrytëzon, pse jo edhe unë. Filloi me praktikë të keqe, edhe po vazhdon”, tha Ismaili.

Ismaili në emisionin dPT te Fidani në T7 ka kritikuar edhe qeverinë Hoti për mos sigurim të vaksinave.

“Shteti është dashur të jetë më këmbëngulës në sigurimin e vaksi9anve. E pamë që kryeministri Rama i siguroi vaksinat për vete. Pastaj doli lajmi që 600 mijë vaksina janë ende në fazën e testimit. Pra nuk janë ende në përdorim. Nuk shoh as transparencë”, tha ai.