Ismaili: Të përkushtuar për kushte më të mira për mjekët dhe shërbime më cilësore për qytetarët
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i dha sot mbështetje të plotë Ministrit të ShëndetësisëUran Ismaili në përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësëisë dhe zhvillimin e reformave.
Ai e shprehu këtë përkrahje gjatë një vizite që i bëri Ministrisë së Shëndetësisë, ku takoi Ministrin Ismaili dhe Kabinetin e tij, drejtuesit më të lartë të institucioneve shëndetësore vartëse të MSh-së dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë.
“E shprehim përkrahjen e parezerve të Qeverisë në punën tuaj. Kemi parë rezultate konkrete, mirëpo natyrisht shëndetësia është një seketor që kërkon vazhdimisht përmirësime”, tha Kryministri Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit të vendit tha se në shëndetësi ka ndryshime pozitive, është vënë rregull e disiplinë dhe se sektori ka filluar të jetë më funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
“Këtë mandate qeverisës e kemi filluar me shëndetësinë së pari dhe më erdhi mirë që është kuptuar porosia që nga QKUK të cilën e kemi vizituar të parën dhe gjendja ka filluar të ndryshojë”, tha Kryeministri. Ai theksoi se nuk ka dilemë që Qeveria është në rrugë të mirë për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi.
“E di që kemi shumë punë përpara, por e rëndësishme është që rezultatet po vërehen. Do të mbesim të fokusuar në shëndetësi për të çuar përpara këto reforma që kanë nisur dhe kjo do të reflektoj edhe në buxhet në rishikim, por edhe në buxhetin për vitin tjetër”, tha Haradinaj, duke kërkuar nga zyrtarët e MSh-së që të mbajnë optimizimin për ndryshime pozitive.
“Shëndetësia kërkon angazhimin e të gjithëve pa dallime partiake”, theksoi ai, duke e spikatur të rëndësishëm faktin që partneri i tij në koalicion, PDK, e ka marrë përgjegjësinë për të menaxhuar shëndetësinë, ndërkohë që si kryeministër, theksoi më tej, ai, do të mbështes Minstrin për të shtyrë para ndryshimet pozitive në shëndetësi.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se “sot jemi pak më optimist, pak më energjik, për vet faktin që edhe Kryeministri me gjithë ato përgjegjësi, ka gjetur kohën për të na respektuar dhe shprehur gatiihmërinë që të na përkrah në punën tonë”.
Ministri tha se ka shumë punë, ndërsa nevojat e sektorit janë të mëdha. “Shëndetësia ka pasur mungesë të fokusit, kurse sot ka një fokus tjetër, më të madh edhe institucional, dhe politik. Kemi trashëguar një sistem jo të mirë, por jemi munduar që brenda kësaj kohe të bëjmë disa lëvizje që janë më me rëndësi për qytetarët dhe sistemin”, tha Ministri Ismaili.
Ai e ka informuar Kryeministrin me punët që po bëhën, me Udhëzimin Adminsitrativ për rregullimin e çmimit të barnave me të cilin do të ndalohet blerja e barnave me çmime shumëfish më të larta, përmirësimet në pajisje, rregullimin e çështjes së specializantëve, etj.
Haradinaj ndërkaq, i ka dhënë mbështetje propozimit të Ministrit Ismaili për rregullimin e çështjes së pagave në sektorin shëndetetësor dhe punëve të tjera, të cilat do ta ndihmojnë sektorin shëndetësor që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëvë për shërbime më cilësore shëndetësore dhe në kohë.