16:41 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ismajli: Panuçi insistoi dhe më bindi, ja pse u largova nga Kosova

Ardian Ismajli duket se e ka fituar vendin e tij në kombëtaren shqiptare . Ai tashmë është rikthyer te klubi i tij, Hajdu Split, megjithatë ai nuk e ndjen lodhjen prej kombëtares.

“Jam gati për takimin ndaj Slaven Belupos. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Do të vendos trajneri nëse luaj apo jo.Për sa i përket të ardhmes jam i përqëndruar te ekipi im dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë” u shprehet mbrojtësi fillimisht.

Ai gjithashtu tregon edhe për jetën e tij në Split, por edhe për sfidën ndaj Uellsit, ku komenton sfidën me Gareth Bale. Futbollisti ka folur për “Slobodnadalmacija”, ku pranon se komunikon në anglisht, por kupton edhe kroacisht. “E futëm në xhep Balen dhe jam ilumtur. Kam luajtur mirë. Këto janë momentet më të mira të karrierës sime. Falenderoj Zotin për durimin. Besimi më ndihmoi të përkushtohem dhe punoj për periudhën e vështirë ku nuk isha as në pankinë. Kur erdhi trajneri Vuliç gjërat ndryshuan dhe më dha besim. Panuçi ishte ai që insistoi që të zgjidhja Shqipërinë” shprehet 22 vjeçari.

Nuk mund të mungonte as pyetja për largimin nga Kosova. ““Një komb, dy shtete dhe fare pak ndryshim. Me Shqipërinë luajnë shumë lojtarë nga Kosova dhe e kundërta. Megjithatë, kur u largova nga Kosova u fol shumë. Panuçi insistoi shumë për të më bindur. Isha kapiteni i U-21 të Kosovës në barazimin historik 0-0 kundër Gjermanisë, ndeshje e luajtur në Mitrovicë, por nuk më llogariste kush për ekipin përfaqësues. Çdokush ka preferencat e tij dhe Panuçi më donte mua në ekip. Ai kishte informacion të plotë për mua.”

Mbrojtësi flet edhe për fenë e tij dhe 3 kundërshtarët më të vështirë në kampionatin kroat. “Jam mysliman dhe falem 5 herë në ditë. Në Split nuk ka xhami, por në qendër të qytetit ekziston një hapësirë ku mund të falemi. Besimi është diçka shumë e rëndësishme e jetës time. Më jep fuqi dhe më ndihmon në momentet e vështira. 3 kundërshtarët më të vështirë kanë qenë Junior Fernandez, Mario Gavranoviç dhe Eros Grezda”

Temat: