15:35 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / LB

Ismet “Baba” e lëshon fitoren nga duart, Prishtina ia merr një barazim në minutat shtesë

Ka përfunduar pa fitues super derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

“Bardhëkaltërit” arritën të bëjnë një përmbysje nga 0:2 në 2:2, për të fituar një pikë në Suharekë.

Gërhard Progni ishte protagonist edhe në kët♪ takim.

Fillimisht ai realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-0 pas 24 minutave lojë, kurse në pjesën e dytë asistoi për Prekazin, i cili shënoi me kokë.

Prishtina u zgjua nga gjumi në fund, ku Otto John shënoi pas 79 minutave, kurse Endrit Krasniqi shënoi nga fauli në minutën e 92’të.