11:13 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Isufi: Kemi siguruar dokumentacionin që tregon se ka pasur lëvizje të kufijve

Anëtari i Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Florim Isufi ka folur rreth vizitës së këtij komisioni në Kroaci dhe Slloveni dhe të gjeturat e mëdha që kanë pasur këta.

Sipas tij, komisioni ka arritur të gjejë një kopje të një dokumentacioni të vetëm që gjendet në njërën nga këto shtete dhe e cila tregon se ka pasur lëvizje të kufijve.

“Vizita zyrtare që kemi pasur në Kroaci dhe Slloveni na ka rezultuar pozitiv. Kemi gjetur dokumentacione hartografike të kërkuar nga qeveria e Malit të Zi në vitin 1948 pas kushtetutës që të përmbyll territorin e vet. Ai kufi, deshëm e s’deshëm ne përputhet me vijën kufitare që e kemi në hartat topografike deri në vitin 1979. Do të thotë ekziston vetëm një kopje në njërën nga këto shtete dhe na kanë dhënë vetëm një kopje që tregon se ka pasur lëvizje të kufijve”, ka thënë Iusufi.

A ka shtrembërim të kadastrit a nuk ka, nuk mund të vërtetojmë pa e pasur gjithë dokumentacionin valid të kohës paraprake./Indeksonline/