17:45 / E Enjte, 23 Mars 2023 / L K

Itali-Angli, super përballja e sontme

Që nga sot nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Pikërisht sonte zhvillohet një super përballje.

Dy finalistët e edicionit të kaluar në Evropian, Italia dhe Anglia do të përballen me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e Napolit, “Diego Armando Maradona”.

Dy ekipet janë pjesë e grupit C, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.