13:42 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / B O

Italia i jep fund lidhjes 20 vjeçare me “Puma”, zyrtarizohet marrëveshja me gjigandin e njohur

Italia nënshkruan kontratë me brendin e madh, i jep fund lidhjes 20 vjeçare me “Puma”. Për 20 vite radhazi Kombëtarja e Italisë dhe brendi “Puma” kanë pasur një marrëveshje për fanella.

Ndër vite, Italia është paraqitur me fanella tejet të bukura në kampionate evropiane dhe botërore të punuara nga “Puma”, ndërsa sot kësaj marrëveshje i ka ardhur fundi.

Brendi “Puma” nuk do të ketë më detyrën që të prodhojë fanella për “Azzurët”, pasi që nga viti 2023 brendi “Adidas” do të furnizojë me fanella kombëtaren italiane.

Më poshtë mund të gjeni disa të Kombëtares së Italisë me brendin “Puma”.